Fuqizohu sot, ndrysho komunitetin nesër!

Programi trajnues “Fuqizohu sot, ndrysho komunitetin nesër!” synon fuqizimin e mbi 100 të rinjve nga Kaçaniku, Hani i Elezit, Gjilani dhe Vitia!

Të rinjtë pjesëmarrës njoftohen me programin dhe njëri-tjetrin, zhvillojnë shkathë të komunikimit ndërpersonal, realizojnë aktivitete energji-dhënëse dhe aktivitete për të ndërtuar ekipin.

Këto dhe të tjera shkathtësi që ata zhvillojnë përmes aktiviteteve të përfshira në këtë program, u mësojnë atyre komunikimin, bashkëpunimin, udhëheqjen, të menduarit kritik, marrjen e vendimeve e përgjegjësive, pavarësimin, qytetarinë aktive dhe përfundimisht aftësinë për të kontribuar në zhvillimin e komunitetit.

//Ky projekt përkrahet nga Advocacy Training and Resource Center – ATRC dhe USAID Kosovo.