Programet ditore

Programi ynë ditor fokusohet në zhvillimin personal, dhe kryesisht forcon
(1) mendimin kritik,
(2) zgjidhjen e problemeve dhe punën ekipore,
(3) edukatën qytetare dhe shërbimin në komunitet

 

 

Debato për kulturë

Je mësimdhënës/e në shkollë të mesme?

Dëshiron që nxënësit tuaj të kalojnë një ditë ndryshe duke shikuar film, debatuar dhe zhvilluar shkathtësi?

Nëse po, atëherë APLIKO për punëtoritë një-ditore "Debato për Kulturë" duke klikuar në kalendarin më poshtë.

Pjesëmarrja në këto punëtori zhvillon kompetencat e nxënësve në përputhje me Kornizën e re Kurrikulare përmes edukimit jo-formal.

----

RRETH PUNËTORISË

Gjatë punëtorisë bëhet

1. Shfaqja e filmit dokumentar Kosovar "Me dasht`, me dasht`, me dasht`"

2. Debat rreth filmit dhe vlerave të tij

3. Socializim i nxënësve nga shkolla anembanë Kosovës
(dy klasë të ndryshme gjatë një punëtorie)

Nxënësit pjesëmarrës zhvillojnë të menduarit kritik dhe shakthtësitë e tyre debatuese, forcojnë aftësinë e të punuarit në grup, poashtu përjetojnë ngritje të vetëdijes kulturore dhe vetbesimit.

Kohëzgjatja e punëtorisë: 5 orë. Udhëheqja e punëtorisë bëhet nga një ekip profesional përmes metodave të edukimit jo-formal.

SHËNIM: Pjesëmarrja në punëtori është pa pagesë. TOKA siguron transportin, ushqimin dhe pijet për pjesëmarrësit.

SI TË APLIKONI?

1. Gjeni një datë të përshtatshme për ju në kalendarin më poshtë
2. Klikoni në kutitë e kaltëra (të lira)
3. Plotësoni formularin me të dhënat e juaja dhe të klasës tuaj
4. Shkarkoni dokumentet në web-faqe
5. Kontrolloni e-mailin tuaj ku do të pranoni informata shtesë
(sigurohuni që e-maili i plotësuar në formular të jetë funksional)

Kalendarin e gjeni më poshtë ↓

// Projekti 'Debato për kulturë' implementohet në bashkëpunim me Qendrën Multimedia dhe Debate Center, ndërsa mundësohet nga Zyra Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Kosovë (Swiss Development Cooperation Office in Kosovo). Fotografia: Mrinë Godanca