Projekti ‘Demos-Ti’ - Punëtoritë e demokracisë

'Demos-Ti' është një projekt ndërkombëtar i mbështetur nga ERSTE Foundation në bashkëpunim me Asamblenë e Kosovës. Qëllimi i projektit është stimulimi i interesit politik dhe demokratik te të rinjtë, me fokusim në kompetencën e medias dhe dëshira për të shprehur opinion. Ky qëllim vazhdon në punëtori gjysmë-ditore në të cilat një klasë nxënësish merr pjesë në krijimin e përmbajtjes interaktive, viziton Asamblenë dhe prodhojnë një revistë që përmbledh eksperiencën e tyre.

Në dy vitet e radhës, ekipi i trajnerëve edukativ të TOKAs do t'i udhëheqin 5-10 punëtori gjatë javës, me grupe të shkollave nga tërë Kosova. Punëtoritë Demokratike kanë qenë shumë të suksesshme në Mal të Zi, ku, deri tani, 70% e shkollave fillore kanë marrë pjesë. TOKA dhe partnerët e saj shpresojnë për një shkallë suksesi të ngjashme.

Ky program është i rëndësishëm sepse, edukata dhe pjesëmarrja qytetare është një nga gurthemelet e një demokracie funksionale. Kjo ka rëndësi ende më të madhe në një shtet të ri, të pasluftës si Kosova. Investimi në edukaatën qytetare të të rinjve mbështet zhvillimin e përgjithshëm e një shoqërie demokratike duke rritur numrin e qytetarëve që lontribojnë pozitivisht në komunitet.

www.demos-ti.org