Pyetje të shpeshta për kampe

Kampet verore të TOKAs

Kampet verore të TOKAs janë kampe rezidenciale të cilat mbahen në Qendrën Rekreative të Gërmisë në Prishtinë.

Qëllimi i kampeve është fuziqimi dhe inspirimi i të rinjëve të mësojnë shkathtësi të reja, të kujdesen për mjedisin dhe kontribuojnë për të mirën e komunitetit të tyre. Këtë e arrijmë përmes aktiviteteve dhe lojërave të ndryshme që i zhvillojmë gjatë gjithë javës në kamp. Në kampet e TOKAs, ju do të keni mundësin të shijoni ecjen në natyrë, të zhvilloni lojëra të ndryshme që stimulojnë punën në grup, krijoni shoqëri të reja dhe kaloni një kohë relaksuese afër zjarrit të kampit, duke shikuar yjet nën qiellin e hapur.

 

Kush mund të marrë pjesë?

Kampet e TOKAs janë të hapura për pjesëmarrës të gjinive, etnive, kushteve socio/ekonomike, aftësive fizike dhe nacionaliteteve të ndryshme.

 

Cila është mosha?

Mosha e pjesëmarrësve definohet sipas kampit. Zakonisht pjesëmarrësit i përkasin moshës prej 14-18 vjeçare.

 

Sa zgjatë një kamp?

Kjo varet nga programi i kampit, por zakonisht zgjatë 3 deri 8 ditë.

 

Sa pjesëmarrës do të përfshijë kampi?

Varësi nga programi, zakonisht janë rreth 40 pjesëmarrës për një kamp.

 

Si bëhet përzgjedhja e pjesëmarrësve?

Përzgjedhja e pjesëmarrësve bëhet duke u bazuar në këto kritere:

-  Mosha – pjesëmarrësit duhet të jenë në moshën e paraparë me kamp.
-  Gjinia – çdo kamp i TOKAs ka përfaqësim të barabartë të vajzave dhe djemve.
-  Gatishmëria për të bërë punë vullnetare – TOKA i vlerëson dhe dëshiron t’i përkrahë ata që kanë dëshirë të kontribuojnë që Kosova të jetë një vend më i mirë. Andaj, prioritet i japim kandidatëve që janë të motivuar për punë vullnetare dhe shërbim në komunitet. Kjo është arsyeja pse në format e aplikimit për kampe në kërkojmë nga pjesëmarrësit një video një-minuteshe apo një ese deri në 500 fjalë ku ju shpjegoni motivimin për pjesëmarrje.
- Diversiteti – ne besojmë se programi më i begatshëm është ai ku pjesëmarrësit kanë mundësinë të mësojnë nga njëri tjetetri. Andaj, gjatë përzgjedhjes së kandidatëve mundohemi që të kemi poashtu pjesëmarrës me prejardhje/histori të ndryshme.

 

A është e nevojshme që të kemi lejen e prindit?

Pjesëmarrësit e përzgjedhur nën moshen 18 vjeçare janë të obliguar që ta dërgojnë aprovimin e prindit, të nënshkruar para fillimit të kampit, përndryshe nuk mund të marrin pjesë në kamp. Autorizimi i prindit do të ju dërgohet pjesëmarrësve pasi ata të jenë pranuar në kamp.

 

Sa kushton pjesëmarrja në kamp?

Kostoja e pjesëmarrjes varet nga programi i kampit – informatat e sakta mund t’i gjeni në faqen e kampit specifik. Megjithatë, në çdo kamp ofrohen një numër i limituar i bursave, që ju mundëson bursistëve të marrin pjesë pa pagesë. Prandaj, nëse vertetë dëshironi të merrni pjesë në kamp, mirëpo keni nevojë për bursë, ju lutemi shënoni në formën e aplikimit.

 

Cilat janë kushtet për të fituar bursë në kampet e TOKAs?

Në menyrë që të kualifikoheni për bursë për kampet e TOKAs, ju duhet të dërgoni dëshminë që jeni përfitues të asistencës sociale ose që të hyrat familjare tuajat nuk janë të larta. Ne do të kërkojmë këtë dëshmi nga ju pasi që të pranoheni në kamp.

 

Ku mbahen kampet?

Kampet mbahen në Qendrën Rekreative të Gërmisë në Prishtinë. Për udhëzime se si të arrini në kamp, klikoni këtu.

 

Cila është gjuha që do të përdoret gjatë kampeve?

Në shumicën e kampeve do të përdoret gjuha shqipe, me përjashtim të Kampit Rajonal dhe Kampit Ndërkombëtar të cilët do të mbahën në gjuhën angleze.

 

Unë jam një pjesëmarrës ndërkombëtar, a mundem të kërkoj ndihmë nga TOKA për rezervim të biletës së aeroplanit?

Gjithsesi, TOKA do të ju këshilloj dhe ndihmoj më shumë knaqësi në rezervimet e fluturimeve tuaja. Megjithatë, në shumicën e rasteve TOKA nuk mbulon shpenzimet e udhëtimit.

 

Unë jam një pjesëmarrës ndërkombëtar dhe do të arrijë në Kosovë disa ditë para se të filloj kampi. Ku mund të akomodohem?

Nese ju arrini 1-2 ditë para fillimit të kampit, TOKA do të kujdeset për akomodimin tuaj. Akomodimi juaj do të jetë në Qendrën Rekreative të Gërmisë ose në shtëpinë e njërit nga stafi i TOKAs. Por është shumë me rendësi që ju të informoni TOKAn në kohë lidhur me arritjen tuaj dhe nevojën për akomodim.

 

A do të më pres dikush në aeroport?

Po, nëse jeni pjesëmarrës ndërkombëtar TOKA do të dërgoj një person nga stafi i cili do të ju pres në aeroport. Në menyrë që ne të ju presim në aeroport, ju duhet paraprakisht të na dërgoni informatat lidhur me fluturimin tuaj.

 

A kam nevojë për vizë që të vijë në Kosovë?

Shumica e shteteve nuk kanë nevojë për viza që të vizitojnë Kosovën. Megjithatë, ne ju rekomandojmë të vizitoni faqen e Ministrise së Punëve të jashtme në Kosovë (http://www.mfa-ks.net/?page=1,87) ku do të gjëni listen e shteteve që kanë apo nuk kanë nevojë për vizë të vizitojnë Kosovën.

 

A ka nevojë të sjell para me vete në kamp?

Në përgjithësi pjesëmarrësit nuk kanë nevojë të shpenzojnë mjete financiare gjatë kampit. Megjithatë, ju duhët të sjellni një depozit prej 25 Euro si garancion për dëmet që mund të shkaktoni në kamp. Këto mjete do të ju kthehën në fund të kampit nëse nuk keni shkaktuar ndonjë dëmtim. Gjithashtu, nëse nuk ju nuk i sjellni çarçafët tuaj në kamp, atëhere jeni të detyruar të paguani 10 Euro për përdorimi të çarçafëve të Qëndres Rekreative të Gërmisë.

Gjatë vizitave dhe ekskurzioneve që i zhvillojmë në kuadër të kampeve, ju do të keni mundësinë të bleni suvenire dhe ushqime të lehta për të cilat duhët të paguani nga xhepi juaj.

Paraja zyrtare e Kosovës është EURO.

 

A do të këtë pjesëmarrës nga programet e kaluara?

Mund të ketë, mirëpo prioriet do të kenë pjesëmarrësit e që aplikojnë për herë të parë në kampet e TOKAs.

 

Ish-pjesëmarrësit, a mund të marrin pjesë në kampe si vullnetarë?

Sipas nevojës dhe përshtatjes së tyre në një kamp të caktuar, TOKA mund t’i angazhojë si vullnetarë. Ju lutemi na kontaktoni nëse jeni të interesuar për programet tona. Ne do të mundohemi të marrim vendimin më të mirë.

 

A mund të aplikoj për më shumë se një kamp?

Po, ju mund të aplikoni në më shumë se një kamp. Megjithatë, ne do ju japim prioritet pjesëmarrësve të rinjë.

 

A duhet të sjell ushqimin me vete në kamp?

TOKA do të mbuloj tri shujta në ditë për pjesëmarrës. Ne ju rekomandojmë pjesëmarrësve të sjellin ushqime të lehta dhe thata me vete të cilat mund t’i mbajnë në kabinat e tyre. TOKA mundohet të akomodoj nevojat dietale të secilit pjesëmarrës, prandaj ju lutemi na informoni më kohë nëse keni ndonjë kërkesë për ushqim.

 

Kush janë organizatorët e kampeve?

Në secilin kamp TOKA do të merrët me pjesën organizative dhe të zhvillimit të programit dhe aktiviteteve duke angazhuar edukatorë vendas dhe ndërkombëtarë, stafin organizativ dhe vullnetarët. Poashtu, në kampe shpesh do t’i kemi edhe bashkëpunëtorët tanë që do të merren me implementimin e aktiviteteve të specializuara përgjatë kampeve.