Projekti "T'i fuqizojmë vajzat"

“T’i Fuqizojmë Vajzat” është program trajnues për vajza të klasave të 10ta dhe 11ta nga zonat rurale, që ka për qëllim rritjen e vetëbesimit dhe reziliencës nga presioni i shoqërisë si dhe mbyllja e hendekut që i parandalon ato të maksimizojnë mundësitë e tyre në tregun e punës por edhe përgjithësisht në shoqëri. Projekti zgjatë tre muaj, gjatë të cilëve vajzat nga zonat rurale do të trajnohen mbi katër tema shumë të nevojshme për zhvillimin e tyre personal dhe profesional:

- Rritjen e vetëbesimit dhe zhvillimin personal
- Të menduarit kritik, zgjidhjen e problemeve dhe menagjimin e presionit nga shoqëria
- Orientimi në karrierë dhe zbulimi i talenteve
- Komunikim në biznis

//Ky projekt implementohet nga organizata TOKA në partneritet me kompaninë Sogody dhe përkrahet nga Fondacioni Kosovar i Mileniumit.