APLIKO PËR KAMPIN MBIJETESA NË NATYRË //2018

Datat e kampit: 1 – 7 korrik, 2018

Vendi: Qendra Rekreative e Gërmisë në Prishtinë – Kosovë

I hapur për: 15-17 vjeçarë

Gjuha e kampit: Shqip

Çmimi: 69 Euro

Shënim: Çmimi përfshin ushqimin dhe akomodimin. Shpenzimet e rrugës nuk janë të përfshira në këtë çmim.

Ofrohen bursa për ata që dëshmojnë se nuk kanë mundësi financiare për pagesë.

Informata rreth kampit:

Kampi MBIJETESA NË NATYRË është një javë plotë aventura dhe argëtim. Gjatë kampit ju do të mësoni shkathtësi të ndryshme për mbijetesë në natyrë, përfshirë orientimin në natyrë me anë të busullës, ecje në mal dhe ngjitje në murin alpin.

Ju poashtu do të zhvilloni shkathtësi si ato të menduarit kritik, punës në ekip dhe zgjidhjeve të problemeve.

Gjatë këtij kampi ju do të jeni pjesë e aventurës dy ditëshe të kampingut në Liqenin e Badovcit ku do të:

- Mësoni si të ndezni zjarrë me gurë,
- Të lexoni harta,
- Të ndërtoni tendë për kamping,
- Të bëni punë vullnetare në të mirë të shoqërisë,
...dhe shumë përvoja tjera me vlerë!

Për të marrë pjesë APLIKONI poshtë deri me 24 qershor 2018!

Për përgjigjet për pyetjet e shpeshta klikoni këtu.

Get your own webform with Podio