APLIKO PËR KAMPIN RAJONAL //2018

Datat e kampit: 13 - 19 korrik, 2018

Vendi: Qendra Rekreative e Gërmisë në Prishtinë – Kosovë

I hapur për: 15-17 vjeçarë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi dhe Kroacia

Gjuha e kampit: Angleze

Çmimi: FALAS!

Shënim: Shpenzimet e rrugës nuk janë të përfshira.

Informata rreth kampit:

Kampi Rajonal bashkon të rinjë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi dhe Kroacia, ku kalohet një javë e paharrueshme.

Është vend ku do të bësh shokë e shoqe të reja nga i gjithë Ballkani. Ky kamp ofron mundësi të njohësh më mirë kultura tjera dhe të prezantosh kulturën dhe traditat e vendit tënd.

Gjatë kampit do të vizitoni vende të ndryshme kulturore dhe natyrore të Kosovës. Programi i kampit është dizajnuar në atë mënyrë që të gjithë të argëtohen dhe mësojnë përmes:

- Udhëtimit dhe eksplorimit nëpër Kosovë,
- Aktiviteteve që zhvillojnë shoqërimin dhe aftësitë udhëheqëse,
- Aventurave në natyrë sikur hecja në mal, shigjetaria dhe ngjitja në gurë,
- Shkëmbimit të përvojave kulturore dhe sfidave të mendimit kritik,
- Punës vullnetare në shërbim të shoqërisë,
...dhe shumë përvoja të tjera të vlefshme!

Nëse ju pëlqen të njoftoheni me kulturat e shteteve fqinje dhe të zhvilloni shkathtësitë tuaja të komunikimit, atëherë Kampi Rajonal është për ju!

Për të marrë pjesë APLIKONI poshtë deri me 6 korrik 2018!

Për përgjigjet në pyetjet e shpeshta klikoni këtu.

//Ky kamp financohet nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

A webform by Podio