JEP IDE PËR TË PËRMIRËSUAR NJË SHKOLLË! (MBYLLUR)

A ke ide për ta përmirësuar një shkollë që e din ti?
Ndaje me ne, APLIKO më poshtë!

ÇKA?

Po kërkojmë një ide se si kampistët tonë përmes punës vullnetare mund të përmirësojnë një shkollë publike në Kosovë gjatë kësaj vere.

NGA KUSH?

Ide mund të japin të gjithë – nxënësit, prindërit, mësimdhënësit, arsimtarët dhe drejtorët e shkollave apo kush do tjetër.

SI TA JAP IDENË?

Mendoni se çfarë keni parë që ju ka vrarë syrin tek shkolla në lagje, apo diçka që gjithmonë keni dashur ta përmirësoni në shkollën ku keni qenë nxënës apo arsimtar.

Keni parasysh që idea duhet të jetë konkrete dhe

- të jetë e realizueshme brenda një dite me kontributin e 40 personave
- të ketë shpenzime rreth 500 euro
- të keni pëlqimin e drejtorit/eshës së shkollës paraprakisht (nëse mundeni)

Tani, duke pasur parasysh këto informata, plotësoni aplikacioni më poshtë ↓ deri me 17 qershor!

ÇFARË PËRFITOJ?

Nëse përzgjidhet idea juaj, ajo do të realizohet nga kampistët tonë dhe kështu ju do të leni shenjën tuaj në atë shkollë.

Poashtu, ju do të ftoheni në ditë e realizimit të projektit ku do të fitoni një mirënjohje nga TOKA dhe shumë dashuri nga kampistët :).

PUBLIKIMI I IDEVE FITUESE?

Idetë fituese të cilat do të përzgjidhen për realizim në shkolla do të publikohen në fillim të korrikut në Facebook të TOKAs (këtu) dhe do të jetësohen gjatë periudhës korrik-gusht 2018.

A webform by Podio