APLIKO PËR KAMPIN E SUPERHERONJËVE NË VLORË //2018 //MBYLLUR

Datat e kampit: 25 – 28 qershor, 2018

Vendi: Radhime, Vlorë

I hapur për: 12-16 vjeçarë nga Kosova

Gjuha e kampit: Shqip

Çmimi: FALAS!

Shënim: Pjesëmarrja, akomodimi dhe ushqimi janë falas, shpenzimet simbolike të rrugës duhet të mbulohen nga pjesëmarrësit.

Informata rreth kampit:

Kampi "Akademia e Superheronjëve" mbledh bashkë të rinjë nga Shqipëria dhe Kosova, për të kaluar katër ditë plotë aventura, argëtim dhe zhvillim shkathtësishë.

Gjatë kampit, do të keni mundësinë të krijoni shoqëri të reja, të mësoni më shumë për veten dhe të drejtat e juaja, poashtu të eksploroni bukuritë e Radhimes. Në këtë kamp ju do të zhvilloni shkathtësitë e komunikimit dhe të mendimit kritik.

Programi i kampit për çdo ditë trajton tema të ndryshme sikur:

- Dita e aventurave, ku do të fokusoheni se si krijimi i lidhjeve njerëzore na ndihmon të kemi jetë më të mirë.
- Dita e piratëve, ku do të visheni si piratë dhe bëni aktivitete argëtuese mirëpo që fokusohen në punën ekipore dhe rëndësinë e saj.
- Dita për talente, ku do të eksploroni talentet tuaja.
- Dita e Super-Heronjëve, ku do të analizoni se si besimi si vlerë na ndihmon të kemi jetë më të mirë.

Nëse dëshironi të bëni shoqëri të reja, të mësoni më shumë për veten dhe vlera të ndryshme duke u argëtuar në Vlorë, atëherë ky kamp është për ju!

Për të marrë pjesë APLIKONI poshtë deri me 15 qershor 2018!

 

Get your free webform with Podio