APLIKO PËR KAMPIN "QYTETI I TË RINJËVE" NË LEZHË //2018 (MBYLLUR)

Datat e kampit: 23–30 korrik, 2018

Vendi: Krajen, Lezhë

I hapur për: 13–15 vjeçarë nga Kosova

Gjuha e kampit: Shqip

Çmimi: FALAS!

Shënim: Pjesëmarrja, akomodimi dhe ushqimi janë falas, shpenzimet simbolike të rrugës duhet të mbulohen nga pjesëmarrësit.

Informata rreth kampit:

Kampi “Qyteti i të Rinjëve” mbledh bashkë të rinjë nga Shqipëria dhe Kosova, për të kaluar tetë ditë plotë aventura, argëtim dhe zhvillim shkathtësishë. 

Gjatë kampit, do të keni mundësinë të krijoni shoqëri të reja, të mësoni më shumë për veten dhe për pasuritë natyrore, kulturore dhe shoqërore të Shqipërisë. Poashtu, ju do të eksploroni bukuritë e qytetit Krajen. Në këtë kamp ju do të zhvilloni shkathtësitë e komunikimit dhe të punës në ekip.

Gjatë kampit ju do të bëni:

- Punë në grupe, ku do të fokusoheni se çfarë i shtynë të rinjtë të largohen nga vendi i tyre dhe cilat janë disa nga zgjidhjet e këtij problemi.
- Punë ekipore, ku do të analizoni se si solidariteti na ndihmon të jemi më të drejtë dhe më të ndjeshëm.
- Lojëra në grupe, ku do të mësoni rreth bashkpunimit, bashkjetesës dhe organizimit.
- Ekskursione dhe aktivitete, ku do të mësoni dhe vlerësoni për kulturën dhe traditën shqiptare.

Nëse dëshironi të bëni shokë e shoqe të reja, të mësoni më shumë për veten dhe për vlerat tuaja, krejt kjo duke u argëtuar në Lezhë, atëherë ky kamp është për ju!

Kampi “Qyteti i të Rinjëve” zhvillohet nga organizata World Vision në Shqipëri.

Për të marrë pjesë APLIKONI më poshtë deri me 15 korrik 2018!

A webform by Podio - click here to get yours