APLIKO PËR KAMPIN MBIJETESA NË NATYRË //2019 (MBYLLUR)

Shënim: Ju lutemi lexoni të gjitha informatat si Pyetjet më të shpeshta lidhur me kampet me kujdes! Forma e aplikimit ndodhet poshtë tekstit. Rekomandohet që forma e aplikimit të plotësohet në kompjuter (desktop apo laptop).

Datat e kampit: 27 korrik-1 gusht, 2019

Vendi: Qendra Rekreative e Gërmisë, Prishtinë - Kosovë

I hapur për: 14-17 vjeçarë

Gjuha e kampit: Shqip

Çmimi: 79 Euro

Shënim: Shpenzimet e rrugës nuk janë të përfshira. 

Ofrohen bursa për ata që dëshmojnë se nuk kanë mundësi financiare për pagesë.

Informata rreth kampit:

Kampi "Mbijetesa në natyrë" është kamp një-javor i cili sjell së bashku 40 të rinjë nga e gjithë Kosova për një javë përplot argëtim dhe mësim. 

Gjatë këtij kampi do të zhvilloni shkathtësitë e punës në ekip, të komunikimit dhe të zgjidhjes së problemeve. Në thelb të këtij kampi është kontribuimi në shoqëri përmes punës vullnetare.

Gjatë kampit ju do të: 
- shëtisni dhe eksploroni territorin e Kosovës
- zhvilloni shkathtësi mbijetese (p.sh. orientimi në natyrë, ndezja e zjarrit dhe ngritja e tendës)
- bëni kamping te Liqeni i Badovcit
- përjetoni aventurat e ngjitjes në natyrë
- kontribuoni me punë vullnetare në të mirë të shoqërisë,

...dhe shumë përvoja të tjera me vlerë!

Nëse dëshiron të zhvillosh shkathtësitë tua duke bërë punë vullnetare dhe duke krijuar shoqëri të reja, atëherë Kampi "Mbijetesa në natyrë" është vendi i duhur për ty!

Për të marrë pjesë, APLIKONI duke plotësuar formën e aplikimit më poshtë deri më 21 korrik 2019!

Për përgjigjet në pyetjet e shpeshta klikoni këtu.

//Kampi "Mbijetesa në natyrë" mundësohet nga "Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën", financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Kampi poashtu përkrahet nga Komuna e Prishtinës.