APLIKO PËR KAMPIN E LIDERSHIPIT //2019 (MBYLLUR)

Ky aplikacion është i hapur VETËM për nxënësit e klasës së 10-të dhe 11-të të shkollave të listuara këtu: "Xhevdet Doda" Prishtinë, "Hajdar Dushi" Gjakovë  
"Eqrem Cabej" Vushtrri, "Kuvendi i Lezhës" Viti, "Xhavit Ahmeti" Gjilan, "Dardania" Hani i Elezit, "Hivzi Sylejmani" Fushe Kosovë, "Kuvendi i Arbërit" Ferizaj.

Shënim: Ju lutemi lexoni të gjitha informatat si Pyetjet më të shpeshta lidhur me kampet me kujdes! Forma e aplikimit ndodhet poshtë tekstit. Rekomandohet që forma e aplikimit të plotësohet në kompjuter (desktop apo laptop).

Datat e kampit: 11-17 korrik 2019

Vendi: Qendra Rekreative e Gërmisë, Prishtinë - Kosovë

I hapur për: 14-17 vjeçarë

Gjuha e kampit: Shqip

Çmimi: FALAS!

Informata rreth kampit:

Kampi i Lidershipit është kamp një-javor i cili sjell së bashku 40 të rinj nga e gjithë Kosova për një javë përplot argëtim dhe mësim. Gjatë këtij kampi do të zhvilloni shkathtësitë personale, e punës në ekip, të komunikimit dhe të zgjidhjes së problemeve. Në thelb të këtij kampi është zhvillimi i liderëve të rinj dhe kontribuimi në shoqëri përmes vullnetare.

Gjatë kampit ju do të:

- Krijoni shoqëri të reja dhe njëkohësisht zhvilloni shkathtësi,
- Mësoni për veten përmes aktiviteteve të lidershipit dhe zhvillimit personal,
- Ndërtoni projekte kreative gjatë kampit,
- Përjetoni aventura në natyrë sikur ecja në mal dhe shigjetaria,
- Kontribuoni me punë vullnetare në të mirë të shoqërisë,

...dhe shumë përvoja të tjera me vlerë!

Aplikimi për këtë kamp është mbyllur.

Nëse dëshiron të zhvillosh shkathtësitë tua duke bërë punë vullnetare dhe duke krijuar shoqëri të reja, atëherë Kampi i Lidershipit është vendi i duhur për ty!

Për të marrë pjesë, APLIKONI duke plotësuar formën e aplikimit më poshtë deri me 5 korrik 2019!

Për përgjigjet në pyetjet e shpeshta klikoni këtu.

//Kampi i Lidershipit financohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Programi “Përkrahje Adoleshentëve pas Mësimit të Rregullt” (ASSET), i cili financohet nga USAID, ndërsa zbatohet nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) në partneritet me FHI 360 dhe Crimson Capital Corp.