APLIKO PËR KAMPIN "ZGJIDH MIRË!", NË ERSEKË //2019 (MBYLLUR)

Forma e aplikimit ndodhet poshtë tekstit. Rekomandohet që forma e aplikimit të plotësohet në kompjuter (desktop apo laptop).

Datat e kampit: 25-28 gusht 2019

Vendi: Ersekë, Shqipëri (Gjeje në hartë këtu!)

I hapur për: 13-15 vjeçarë

Gjuha e kampit: Shqip

Çmimi: 10 Euro

Shënim: Shpenzimet e rrugës nuk janë të përfshira.

Informata rreth kampit:

Gjatë këtij kampi, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të ndërtojnë dhe forcojnë mekanizma për t’u përballur me situata të vështira në jetë, duke mësuar vlerat themelore të diversitetit dhe barazisë, si dhe duke mësuar mbi vetëvlerësimin, vetëbesimin, zgjidhjen pozitive të konflikteve dhe kapërcimin e vështirësive.

Nëpërmjet aktiviteteve që do të zhvillohen, kampistët do të mësojnë të punojnë si ekip; do të fitojnë aftësi organizative, menaxhuese, udhëheqjeje dhe avokuese. Krahas aktiviteteve të mësimëdhënies aktive nëpërmjet fjalimeve motivuese, punës personale apo asaj në grup, kampistët do të kënaqen duke bërë këto aktivitete atraktive:

  • ngjitje në kullë,
  • punë dore,
  • shigjetari,
  • futboll dhe
  • lundrim me barkë - canoe.
     

Nëse dëshiron ta përjetosh eksperiencën e kampit me të gjitha aventurat dhe kënaqësitë që ofron, në Shqipëri, atëherë "Zgjidh mirë!" është zgjedhja për ty!

Për të marrë pjesë, APLIKO duke plotësuar formën e aplikimit më poshtë deri më 19 gusht 2019!