APLIKO PËR KAMPIN E PUNËS VULLNETARE! //2019 (MBYLLUR)

Shënim: Të lutem lexo të gjitha informatat si Pyetjet më të shpeshta lidhur me kampet me kujdes! Forma e aplikimit ndodhet poshtë tekstit. Rekomandohet që forma e aplikimit të plotësohet në kompjuter (desktop apo laptop).

Kampi do të përfshijë dy vikende:  

Datat: 27, 28 dhe 29 shtator, si dhe

11, 12 dhe 13 tetor, 2019.

Afati i fundit për të aplikuar është: 23 shtator 2019.

Vendi: Qendra Rekreative e Gërmisë, Prishtinë - Kosovë

Mosha: 14 - 17 vjeçarë

Gjuha e kampit: Shqip

Çmimi: FALAS!

Shënim: Shpenzimet e rrugës nuk janë të përfshira. 

Informata rreth kampit:

Kampi i Punës Vullnetare është kamp 6 ditor, i cili sjell së bashku 40 të rinj nga e gjithë Kosova për një javë përplot argëtim dhe mësim. Gjatë këtij kampi do të zhvillosh shkathtësi të punës në ekip, komunikimit dhe zgjidhjes së problemeve. Qëllimi i këtij kampi është kontribuimi në shoqëri përmes vullnetare.

Gjatë kampit do të:

- Krijosh shoqëri të re dhe të zhvillosh personalisht,
- Fitosh shkathtësi të reja, si puna me dru dhe materiale të tjera,
- Përjetosh aventura në natyrë si ecja në mal, shigjetaria dhe ngjitja në Murin Alpin,
- Mësosh më shumë për veten përmes aktiviteteve të udhëheqjes dhe zhvillimit personal,
- Bësh ndryshim pozitiv në shoqëri përmes punës në ekip,
...dhe shumë përvoja të tjera me vlerë!

Nëse dëshiron të zhvillosh shkathtësitë tua duke bërë punë vullnetare dhe duke krijuar shoqëri të re, atëherë apliko për Kampin e Punës Vullnetare në formën poshtë!

Për përgjigjet në pyetjet e shpeshta kliko këtu.

//Ky kamp mundësohet nga "Programi i shoqërise civile për Shqipërinë dhe Kosovën", financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Kampi mbështetet edhe na nga Komuna e Prishtinës.