Konferenca e Parë “Vullnetarizmi Edukativ për Fuqizim të Rinisë”

  • Dëshironi të zgjeroni rrjetin tuaj profesional duke takuar mësimdhënës, drejtorë, ekspertë të edukimit, zyrtarë të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, dhe vullnetarë të ndryshëm nga Kosova?
  • Jeni të interesuar të kuptoni se çfarë e bën ndryshe vullnetarizmin edukativ nga vullnetarizmi i thjeshtë?
  • Doni të informoheni për mundësi të reja trajnimi dhe të shtoni përvojën tuaj në zhvillimin e shkathtësive të fascilitimit, menorimit dhe edukimit joformal?

    Nëse po, atëherë ejani dhe merrni pjesë në konferencën e parë të Vullnetarizmit Edukativ në Kosovë, “Vullnetarizmi Edukativ për Fuqizim të Rinisë!“. Ndër tjera, ju do të informoheni edhe për Super-Arsimtarët, Super-Mentorët dhe Super-Drejtorët për të cilët ka informata më poshtë.

    Pjesëmarrja në konferencë është FALAS.

    Afati i fundit për regjistrim në Konferencë është me 22 prill 2019. Kliko butonin REGJISTROHU ↓

    Shënim: Konferenca mbahet me datën 4 maj 2019, në Hotel Sirius, Prishtinë. Vetëm 150 persona do të përzgjidhen për pjesëmarrje në konferencë. Ju do të lajmëroheni përmes e-mailit me datën 26 Prill 2019 nëse jeni pranuar për pjesëmarrje. Ju faleminderit për mirëkuptimin!

Regjistrohu
a Super arsimtar/e

Superarsimtar/e

KUSH JANË SUPER-ARSIMTARËT?

Super-Arsimtarët janë mësimdhënës të cilët duan të kontribuojnë në komunitet përtej punës së përditshme.

Pas trajnimit dhe çertifikimit nga organizata TOKA në metodologjinë e Vullnetarizmit Edukativ, ata krijojnë Klube të Super-Vullnetarëve. Së bashku me të rinjtë e moshave 14-17 vjeç (të quajtur Super-Vullnetarë), ata punojnë drejt ndryshimeve pozitive në komunitetin e tyre.

Super-Arsimtarët janë:

  • Mësimdhënës aktiv të shkollave publike në Kosovë (klasa 6-12);
  • Persona që kanë dëshirë të kontribuojnë për komunitetin e tyre;
  • Të motivuar të themelojnë dhe të udhëheqin një Klub të Super-Vullnetarëve;
  • Të përkrahur nga TOKA me trajnim, mentorim dhe asistence teknike për mbarëvajtjen e klubit;
  • Zbatues të projekteve të Vullnetarizmit Edukativ me qëllim të përmirësimit të jetës në komunitet;

KONFERENCA E VULLNETARIZMIT EDUKATIV!

Për të marrë më shumë informata rreth Super-Arsimtarëve ju ftojmë të REGJISTROHENI për Konferencën e Parë të Vullnetarizmit Edukativ në Kosovë!

Pjesëmarrja në konferencë është FALAS.

Regjistrohuni deri me datën 22 Prill 2019 duke klikuar butonin REGJISTROHU.

Regjistrohu
m Super mentor/e

Supermentor/e

KUSH JANË SUPER-MENTORËT?

Super-Mentorët janë persona të moshës madhore, që janë të përkushtuar të kontribuojnë në komunitet përtej punës së tyre të përditshme.

Pas trajnimit dhe çertifikimit nga organizata TOKA në metodologjinë e Vullnetarizmit Edukativ, ata krijojnë Klube të Super-Vullnetarëve. Së bashku me të rinjtë e moshave 14-17 vjeç (të quajtur Super-Vullnetarë), punojnë drejt ndryshimeve pozitive në lagjet apo komunitetet e tyre.

Super-Mentorët janë:

  • Persona të moshës madhore (+18 vjet);
  • Persona që kanë dëshirë të kontribuojnë për komunitetin;
  • Të motivuar të themelojnë dhe të udhëheqin një Klub të Super-Vullnetarëve;
  • Të përkrahur nga TOKA me trajnim, mentorim dhe asistencë teknike për mbarëvajtjen e klubit;
  • Zbatues të projekteve të Vullnetarizmit Edukativ me qëllim përmirësimin e jetës në komunitet;

KONFERENCA E VULLNETARIZMIT EDUKATIV!

Për të marrë më shumë informata rreth Super-Mentorëve ju ftojmë të REGJISTROHENI për Konferencën e Parë të Vullnetarizmit Edukativ në Kosovë!

Pjesëmarrja në konferencë është FALAS.

Regjistrohuni deri me datën 22 Prill 2019 duke klikuar butonin REGJISTROHU.

Regjistrohu
d Super drejtor/e

Superdrejtor/e

KUSH JANË SUPER-DREJTORËT?

Super-Drejtorët janë persona nga menaxhmenti i shkollave publike të cilët janë të përkushtuar të kontribuojnë në komunitet përtej punës së tyre të përditshme.

Duke i përkrahur mësimdhënësit në shkollat e tyre për hapjen e Grupit të Super-Vullnetarëve dhe zbatimin e projekteve të Vullnetarizmit Edukativ, ata fitojnë titullin Super-Drejtorë.

Super-Drejtorët janë:

  • Drejtor/e aktiv/e në shkolla publike në Kosovë;
  • Me dëshirë të mbështesin iniciativat me qëllim përmirësimin e komunitetit të tyre;
  • Të motivuar të përkrahin Super-Arsimtarët në themelimin e grupeve të Super-Vullnetarëve në shkollën e tyre;
  • Të motivuar të përkrahin zbatimin e projekteve të Vullnetarizmit Edukativ;
  • Të përkushtuar të promovojnë vlerat e Vullnetarizmit Edukativ.

KONFERENCA E VULLNETARIZMIT EDUKATIV!

Për të marrë më shumë informata rreth Super-Drejtorëve ju ftojmë të REGJISTROHENI për Konferencën e Parë të Vullnetarizmit Edukativ në Kosovë!

Pjesëmarrja në konferencë është FALAS.

Regjistrohuni deri me datën 22 Prill 2019 duke klikuar butonin REGJISTROHU.

Regjistrohu