VETËDIJËSIMI I TË RINJËVE PËR MBROJTJEN E MJEDISIT!

Faleminderit shkollës së gjuhës angleze Oxford Studio ELT që na ka ftuar të punojmë më nxënësit e tyre se si të mendojnë dhe kujdesen për mjedisin. Ata mësuan se si me pak përkushtim mund të kursejnë shumë ujë, po ashtu, mësuan se si ata mund të ndihmojnë në mbrojtjen e mjedisit duke zvogëluar prodhimin e mbeturinave të ndryshme. Ishte kënaqësi të punojmë në edukimin dhe vetëdijësimin e këtyre të rinjëve për mbrojtjen e mjedisit.