PËRFUNDOI KAMPI 'NDËRKOMBËTAR' ME SUKSES!

Fundjavën e shkuar përfundoi kampi ndërkombëtar! Të rinjë nga Kosova, rajoni, Europa dhe Amerika, për një javë, ishin pjesë e një rrugëtimi të veçantë. Ata mësuan për kulturën e Kosovës gjatë vizitës në muzeun etnologjik ku dhe shijuan ushqime tradicionale, u ngjitën në Bjeshkët e Nemuna, mësuan për mbijetesën në natyrë dhe kontribuan në Gjakovë përmes punës vullnetare. Ishte një javë përplot miqësi të reja, argëtim, mësim dhe zhvillim shkathtësishë.