TOKA DJE TAKOI AMBASADORIN SUEDEZ NË KOSOVË!

TOKA dje takoi Ambasadorin Suedez në Kosovë. Ekselenca e tij z.Henrik Nilsson vizitoi kampin 'CHANGE-MAKERS' dhe zhvilloi një bisedë joformale me pjesëmarrësit nga Suedia, Maqedonia dhe Kosova. Ai tregoi se si i ri edhe ai kishte marrë pjesë në kampe të muzikës, që ndikuan ta kuptoj se shumë probleme zgjidhen nëse bashkëbisedohet me të tjerët. Ai i inkurajoi pjesëmarrësit që të jenë kurioz për njëri tjetrin edhe për botën, sidomos nëse janë të interesuar të bëjnë karrierë në diplomaci.