TOKA PËRKRAH PROJEKTIN VULLNETAR 'KËNDI I MATEMATIKËS-TË MËSOJMË PËRMES LOJËS'

Një projekt tjetër të vullnetarizmit edukativ që kemi përkrahur është 'Këndi i Matematikës – të mësojmë përmes lojës' në shkollën Hilmi Rakovica në Kodrën e Trimave në Prishtinë. Nxënësit më të mëdhenj ju ndihmojnë nxënësve më të rinj që të mësojnë më mirë matematikën duke i angazhuar ata në aktivitete atraktive jashtë klasëve të mësimit.