NJË PROJEKT TJETËR TË VULLNETARIZMIT EDUKATIV QË PO PËRKRAHIM ËSHTË NDËRTIMI I KLASËS VERORE NË SHKOLLËN FILLORE "TEUTA" NË GRASHTICË.

Një projekt tjetër të Vullnetarizmit Edukativ që po përkrahim është ndërtimi i klasës verore në shkollën fillore "Teuta" në Grashticë. Me ndihmën e mësimdhënësve dhe mjeshtërve, nxënësit po mësojnë duke ndërtuar një konstruksion të drurit që do të iu shërbejë si klasë verore gjatë vitit të ardhshëm shkollor. Duke vullnetarizuar, këta të rinjë po zhvillojnë shkathtësi të dizajnit dhe punimit me dru dhe njëkohësisht po krijojnë diçka në shërbim të të gjithë nxënësve të shkollës.