TOKA PËRKRAHË ''PANAIRIN E SHKENCËS DHE TË KULTURËS'' NË VUSHTRRI!

Panairi i Shkencës dhe Kulturës në Vushtrri është një nga projektet fituese e vullnetarizmit edukativ të TOKAs. Një grup të rinjësh kanë bërë gjithë organizimin dhe kanë krijuar mundësi për qindra nxënës nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi të prezentojnë projektet e tyre shkencore dhe kulturore. Janë tri ditë përplot mësim, inspirim, shkëmbim idesh dhe eksperimente shkencore. Vizitojeni, ia vlen!