KËTË JAVË FILLUAM RRUGËTIMIN E ''TOKA TE TI''!

çka?

Këtë javë filluam rrugëtimin ku pjesëmarrësit e "TOKA te TI" do të bëhen udhëheqës dhe do t'i ndihmojnë klasave të ciklit të ulët të mësojne duke u argëtuar. Ata me shumë entuziazëm, kujdes, dhe interesim zgjodhen aktivitetet që do t'i udhëheqin me ciklin e ulët pas tri javëve.

Pse?

Kjo është një qasje e re e TOKAs e vullnetarizmit edukativ, ku nxënësit në moshë të re marrin përgjegjësi për të bërë diçka të mirë për nxënësit më të vegjël.

Ku?
"TOKA te TI" realizohet me klasët e 9-ta në katër shkolla në periferi dhe zonat rurale të Prishtinës. Në Sh.F.M.U. " Hilmi Rakovica", "Avni Rrustemi" në Mramur, "Ganimete Terbeshi" në Llukar dhe "Andon Zako Cajupi" në Bardhosh.

Qysh?
Ky projekt financohet nga Swiss Agency for Development and Cooperation në Kosovë, WWF Adria dhe Rockefeller Brothers Fund, me mbështetetje nga Komuna e Prishtinës.