TOKA DISKUTON RRETH PROJEKT PROPOZIMEVE PËR VULLNETARIZËM EDUKATIV!

Të shtunën e kaluar, me 11 shkurt, kemi mbajtur një sesion informues për projekt propozime në vullnetarizëm edukativ. Gjatë takimit, ku ishin pjesë rreth 30 aktivistë të rinjë, përfaqësues të OJQ-ve, drejtorë dhe arsimtarë të shkollave, u diskutua se çfarë është vullnetarizmi edukativ, si dallon nga vullnetarizmi i thjeshtë dhe si mund ta shfrytëzojmë për të zhvilluar rininë e Kosovës.

Falemnderit të gjithë atyre që morrën pjesë dhe krijuan një ambient shumë të frytshëm.

Ja disa nga fotografitë tona të preferuara.