TOKA FILLOI PROJEKTIN E RADHËS – SUPERVULLNETARËT E GËRMISË!

Një grup prej 30 të rinjëve janë zotuar të bëjnë përmirësime në Qendrën Rekreative Gërmia (QRG) - dhe do të mësojnë, bashkëpunojnë dhe punojnë në këtë drejtim deri në muajin maj. Ekipi i TOKAs, poashtu vullnetare, ofron përkrahje teknike dhe mentorim të pjesëmarrësve - me mbështetjen e Komunës së Prishtinës dhe WWF Adria.

Këtë fundjavë ky grup kishe një agjendë përplot aktivitete. Ata së pari u takuan me kompaninë e dizajnit Trembelat dhe mësuan rreth dizajnit, vazhduan me matjet në QRG dhe së fundmi vizituan hapësirën e BONEVET Makerspace në Gjakovë.