TOKA NËNSHKRUAN MARRËVESHJE ME MINISTRINË E ARSIMIT SHKENCËS DHE TEKNOLOGJISË!

Kemi nderin të ju njoftojmë që TOKA tashmë ka nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim me Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT). Bashkepunimi jonë së pari do të fillojë me projektin “Demos-ti” - ku tani kemi përkrahjen e MASHT për pjesëmarrjen e shkollave nga të gjitha komunat e Kosovës. I ftojmë shkollat të aplikojnë për klasët V-IX duke u regjistruar këtu: http://www.demos-ti.org/kalendari/

Ky është vetëm fillimi i një bashkëpunimi më të gjerë - pasi që në takim në mes të Ministrit Bajrami dhe Drejtoreshës së TOKAs, Jehona Gjurgjeala, u fol për partneritet më të gjerë në ngritjen e cilësisë së arsimit në Kosovë.

Projekti “Demos-ti” është projekt i Kuvendi i Kosoves, i cili mbështetet nga Fondacioni ERSTE dhe implementohet nga TOKA.