TOKA ZYRTARISHT ËSHTË AKREDITUAR NË PROGRAMIN EVS (EUROPEAN VOLUNTARY SERVICE)!

Nga sot, TOKA zyrtarisht është akredituar në programin EVS (European Voluntary Service), program i përkrahur nga Bashkimi Europian nën ombrellen e ERASMUS+. Qëllimi i këtij programi është që të rinjëve prej moshës 18-30 vje? të iu ofrohet mundësia të shkojnë nga një shtet në shtetin tjetër dhe të ofrojnë punë vullnetare.

Falë këtij programi, TOKA do të ketë mundësinë të shkëmbejë vullnetarë me organizatat partnere të vendeve të BE-së. Ne jemi të angazhuar që perve? programeve të shumta që ofrojmë për të rinjtë tanë në Kosovë, t’u hapim rrugë edhe për përvoja dhe shkëmbime ndërkombëtare. Ky program jep mundësinë edhe vullnetarëve ndërkombëtarë t'i bashkohën ekipit të larmishëm të TOKA-s.

Duke marrë parasysh që në Kosovë janë më pak se 10 organizata që janë të akredituara në këtë program, TOKA planifikon t'i fillojë këto shkëmbime të të rinjëve nga mesi i vitit 2017.

Përcjellni faqen e TOKA-s për mundësitë që do të ofrojmë në të ardhmen