SHKËMBIMI RINOR MES SHTETIT TË IOWA-S DHE KOSOVËS NË VITIN 2017!

Drejtoresha Ekzekutive e TOKA-s, Jehona Gjurgjeala, ka qëndruar një javë në Iowa, ku ka takuar vendimmarrës kyç për implementimin e një shkëmbimi rinor mes shtetit të Iowa-s dhe Kosovës në vitin 2017. Pas takimeve me kryetaren e komunës Johnston Paula Dierenfeld, kryetarin e komunës Fort Dodge Matt Bemrich, Gjeneralin e Gardës Kombëtare në Iowa Tim Orr, Drejtorin Ekzekutiv të Shteteve Simotra të Iowa-s Kim Johnson Heidemann, si dhe një numër të hisedarëve të tjerë të rëndësishëm në shtetin e Iowa-s — ne kemi arritur marrëveshje e cila i mundëson pjesëmarrjen në Kampin Ndërkombëtar 2017 të TOKA-s një grupi të të rinjëve që vijnë nga Iowa. Ky është vetëm fillimi, përderisa edhe shumë iniciativa të tjera të cilat thellojnë lidhjen mes rinisë së Iowa-s dhe Kosovës përmes shkëmbimeve të të rinjëve janë duke u zhvilluar, me mundësi edhe për programe të bursave në të ardhmen.

Falenderime të veçanta i drejtohen Tyler Tompkins nga Johnston si dhe Dawn Martens Larson nga Fort Dodge, të cilët mundësuan këtë vizitë të mrekullueshme dhe shumë produktive në Iowa.

Mos na u ndani, dhe për më shumë lajme për këtë mundësi ndiqeni faqen e TOKA-s në Facebook. Kjo do të jetë një dhuratë që s’ndalet së dhuruari