BASHKËPUNUAM ME RRJETIN E ARSIMTARËVE TË GJUHËS ANGLEZE NË KOSOVË!

Javën e kaluar kishim kënaqësinë të bashkëpunojmë me Rrjetin e Arsimtarëve të Gjuhës Angleze në Kosovë. Me ta ndamë qasjen dhe aktivitetet kreative dhe edukative të TOKAs, përmes së cilave ne zhvillojmë shkathtësitë e të rinjëve për të menduar në mënyrë kritike dhe kreative, për të zgjidhur probleme dhe për të komunikuar në mënyrë më efektive. Këto janë dhe kompetencat kryesore të të nxënit sipas Kornizës Kurrikulare të Arsimit Parauniversitar të Republikës së Kosovës.