TOKA PJESË E PANAIRIT TË VULLNETARIZMIT

TOKA dje ishte pjesë e Panairit të Vullnetarëve të organizuar nga Democracy for Development (D4D) në sheshin Zahir Pajaziti, në qendër të Prishtinës.
Më shumë se njëqind të rinjë na vizituan dhe u informuan se si ata mund të jenë pjesë e programeve tona.
Edhe pse binte shi dhe frynte erë, ishte një pasdite e mbushur me buzëqeshje, vullnet dhe interesim se si të rinjtë mund të mësojnë dhe kontribuojnë në shoqëri.