SUPER-VULLNETARËT BËNË ANALIZËN E PARKUT TË FUSHË-KOSOVËS

Sot ekipi i Super-Vullnetarëve të cilët po punojnë në përmirësimin e parkut të Fushë-Kosovës e vizituan parkun dhe bënë analizën e tij. Shikuan çfarë mund të rregullohet dhe si ky park mund të bëhet më atraktiv që të vizitohet më shumë nga banorët, sidomos ata të rinjë. 

Super-Vullnetarët janë një nga programet e TOKAs, ku përmes vullnetarizmit edukativ të rinjtë pjesëmarrës duke punuar në përmirësimin e hapësirave publike të gjelbëra zhvillojnë shktathtësitë e tyre dhe kontribuojnë në shoqëri.