SUPER-VULLNETARËT VAZHDOJNË TË PËRMIRËSOJNË HAPËSIRAT E GJELBËRA PUBLIKE

Javën e kaluar Super-Vullnetarët u mblodhën nga anekënd Kosova që të vazhdojnë punën në projektet e tyre që kanë për qëllim të përmirësojnë hapësirat e gjelbëra publike. 
Gjatë punës ata po zhvillojnë kompetencat e tyre për jetë, për punë dhe për mjedis. Mirëpo puna çdo herë shoqërohet me argëtim, kësaj rradhe me boulling. Ishte një ditë e suksesshme përplot vullnet dhe dashuri.