MËSIMDHËNËSIT JANË HEROINA DHE HERONJË!

Mësimdhënësit janë heroina dhe heronjë! Përmes 'Programit të trajnimit dhe mentorimit për mësimdhënës‘ ne do t’i përkrahim ata duke i trajnuar dhe mentoruar për udhëheqjen e aktiviteteve edukative poashtu dhe atraktive, përmes së cilave nxënësit marrin njohuri të reja dhe zhvillojnë shkathtësitë e tyre.

Në këtë proces, mësimdhënësit si dhe nxënësit zhvillojnë kompetencat e tyre, ato të komunikimit dhe të shprehurit, të menduarit dhe të mësuarit, personale dhe qytetare, në përputhje me kornizën kurrikulare për arsimin parauniversitar në Kosovë.