TOKA MEETS ASPIRING TEACHERS AT THE UNIVERSITY OF PRISTINA!

Dje ishim në Universitetin e Prishtinës – Fakultetin Filologjik, në degën e gjuhës angleze, ku ndamë përvojën dhe metodat tona në edukimin e rinisë me studentët e fakultetit, të cilët po përgatiten që në të ardhmen të punojnë me nxënës.

Gjatë ligjeratës demonstruam aktivitetet interaktive të TOKAs, përmes së cilave të rinjtë marrin njohuri të reja dhe zhvillojnë shkathtësi duke u argëtuar. Ne poashtu i pajisëm këta studentë me materiale edukative.

Ishte kënaqësi të punojmë me mësimdhënësit e ardhshëm të Kosovës!