KOSOVO AND IOWA YOUTH GETTING CLOSER TOGETHER

Kolegja jonë Suzanne është në Amerikë ku përmes programit tonë për shkëmbime rinore është duke punuar në fuqizimin e fqinjësisë në mes të rinisë së shteteve simotra të Kosovës dhe Iowës.

Të rinjtë nga shtetet simotra në vitin 2017 u takuan në Kosovë, ndërsa sivjet do të takohen në Iowa. Kur këta të rinjë takohen, së bashku marrin pjesë në aktivitete edukative, gjatë së cilave kalojnë momente të paharrueshme së bashku, vizitojnë vende të reja, mësojnë për kultura të ndryshme dhe zhvillojnë shkathtësi që do të ju duhen gjatë gjithë jetës.