TEACHER TRAINING AND MENTORING PROGRAM

Javën e kaluar përfundoi trajnimi i parë me rreth 40 arsimtarë për metodat moderne të mësimdhënies në kuadër të ?Programit të Trajnimit dhe Mentorimit për Mësimdhënës?.

Këta mësimdhënës, të cilët duan të bëjnë orët e mësimit më tërheqëse, u aftësuan në udhëheqjen e aktiviteteve të edukimit jo-formal për mësimnxënie dhe u dhanë qasje në databazën e aktiviteteve edukative të TOKAs.

Përveç që praktikuan përdorimin e databazës, ata poashtu praktikuan disa nga aktivitetet edukative. Përmes këtij programi mësimdhënësit dhe nxënësit e tyre po zhvillojnë kompetencat e kërkuara nga kurrikula e re.

Ky program mundësohet falë përkrahjes nga Zyra Zvicerrane për Zhvillim dhe Bashkëpunim - Swiss Agency for Development and Cooperation në Kosovë.