ÇDO TË SHTUNË "TOK MË TOKËN" NË KLAN KOSOVA

Është fundjavë, jeni mbledhur gjithë familja së bashku dhe nuk keni ide si ta kaloni kohën?

Prej nesër, çdo të shtunë në mëngjes nga ora 8:15, po fillojmë rubrikën edukative ''Tok me TOKËN'' gjatë emisionit Ora 7 në Klan Kosova.

Përmes kësaj rubrike mund të mësoni aktivitete edukative dhe zbavitëse, të cilat mund t’i zhvilloni me lehtësi në shtëpitë e juaja!

Ky projekt, ndër tjerash, ju ofron prindërve mënyra atraktive si ta kalojnë kohën me fëmijët e tyre larg telefonave dhe video-lojërave.

Udhëzimet e aktiviteteve mund t'i shkarkoni në: www.toka-ks.org.

Na ndiqni!