APLIKO PËR GARËN FINALE TË “DEBATO PËR KULTURË“ DHE FITO BURSË PËR KAMP!

- Ke dëshirë të fitosh bursë për kamp?
- Ke qenë pjesë e projektit “Debato për Kulturë“ dhe të pëlqen të debatosh përsëri?
- Do të bësh shokë e shoqe të reja duke zhvilluar shkathtësi dhe duke u argëtuar?

Atëherë, APLIKO↓ për garën finale dhe ceremoninë përmbyllëse të projektit “Debato për Kulturë”, e cila do të mbahet me 7 qershor prej orës 9:00 deri në 15:00 ne Teatrin ODA në Prishtinë.

RRETH PROJEKTIT “DEBATO PËR KULTURË“

Në këtë projekt kanë marrë pjesë rreth 2000 të rinjë nga shkollat e mesme të larta të Kosovës. Ata kanë pasur rastin ta shikojnë filmin dokumentar “Me dasht’, Me dasht’, Me dasht’” nga Ilir Hasanaj, të mësojnë për debatin formal dhe të debatojnë në mes veti. Kështu ata kanë zhvlluar shkathtësitë debatuese, të mendimit kritik dhe të punës ekipore.

// Projekti 'Debato për Kulturë' implementohet në bashkëpunim me Qendrën Multimedia dhe Debate Center, ndërsa mundësohet nga Zyra Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Kosovë.

RRETH GARËS DHE CEREMONISË PËRMBYLLËSE

Qëllimi i ceremonisë është t'i mbledhë debatuesit më entuziastë, të cilët kanë marrë pjesë në Punëtorinë “Debato për Kulturë” dhe të garojnë duke debatuar në formatin që kanë praktuar gjatë punëtorisë.

Gjatë ceremonisë, pjesëmarrësit do të kenë rastin të takohen me ekipin e filmit dhe të diskutojnë mbi filmin, të ushtrojnë për garën, të debatojnë dhe 6 më të mire të fitojnë bursa për kampet verore të TOKAs. Ceremonia përfundon me një koktej rasti.

Transporti dhe ushqimi mbulohen nga TOKA.

SHËNIM PËR DEBATUESIT APLIKANTË

Të gjithë debatuesit e përzgjedhur do të marrin çertifikatë për pjesëmarrje ndërsa 6 më të mirët do të fitojnë 6 bursa për kampet verore të TOKAs!

Për t'u bërë pjesë plotësoni formën e aplikimit poshtë deri me 4 qershor ↓

A webform by Podio