3500 EKSPERTË MËSUAN PËR TOKËN NË KONFERENCËN "TEKNOLOGJITË E REJA NË ARSIM"

Javën e kaluar drejtoresha jonë Jehona ishte pjesë e konferencës rajonale "Teknologjitë e reja në arsim" të organizuar nga British Council në Beograd.

Jehona prezentoi qasjen edukative që e përdorim në TOKA dhe që e bën të mësuarit më atraktiv për të rinjtë.

Kjo konferencë përkrahet nga korporata botërore Microsoft dhe kishte pjesëmarrës rreth 3,500 ekspertë të edukimit nga shtetet e Ballkanit.