2000 TË RINJË PËRFUNDUAN ME SUKSES PROJEKTIN "DEBATO PËR KULTURË"

Ka përfunduar me sukses projekti “Debato për Kulturë”, pjesë e të cilit kanë qenë rreth 2000 të rinjë nga shkollat e mesme anembanë Kosovës!

Të rinjtë pjesëmarrës kanë parë filmin dokumentar “Me dasht’, Me dasht’, Me dasht’” nga Ilir Hasanaj, kanë mësuar për debatin formal dhe pastaj kanë debatuar në mes vete për tema kulturore dhe shoqërore të trajtuara në filmin dokumentar.

Përmes këtij projekti këta të rinjë kanë zhvlluar shkathtësitë e tyre të debatimit, të menduarit kritik dhe të punës ekipore, poashtu kanë zgjeruar horizontin e tyre kulturor.

Projekti 'Debato për Kulturë' është implementuar në bashkëpunim me Qendrën Multimedia dhe Debate Center, ndërsa është mundësuar nga Zyra Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Kosovë (Swiss Development Cooperation Office in Kosovo).