IDETË FITUESE PËR PËRMIRËSIMIN E SHKOLLAVE!

SHPALLJA E IDEVE FITUESE PËR PËRMIRËSIMIN E SHKOLLAVE!

Kemi pranuar rreth 200 ide për kampanjën “Ndryshoni Shkolla” dhe ju jemi mirënjohës mësimdhënësve, drejtorëve, nxënësve e ish-nxënësve dhe prindërve që kanë dërguar idetë e tyre se çka konkretisht do të përmirësonin në një shkollë publike në Kosovë.

Siç e kemi thënë, për shkak të kapacitetit tonë të vogël, këtë verë mund t’i përkrahim vetëm 4 projekte.

IDETË FITUESE të cilat do të realizohen nga kampistët tonë përmes sesioneve të vullnetarizmit edukativ gjatë kampeve janë:

1. Përmirësimi i klasës me rafta, varëse dhe ngjyra në Sh.F.M.U. “Sezai Surroi” në fshatin Zgatar, Dragash. 
//Ide nga mësimdhënësi Ensar Misini 

2. Përmirësimi i klasës me rafta në Sh.F.M.U. “LIRIA” në fshatin Stroc, Vushtrri. 
//Ide nga mësimdhënësja Donika Selaci

3. Përmirësimi i klasës me kënd leximi në Sh.F.M.U. “Nëna Terezë” në fshatin Teneshdoll, Prishtinë. 
//Ide nga mësimdhënësja Ariana Baxhaku

4. Përmirësimi i oborrit të shkollës me ulëse dhe vizak (komkacel) në Sh.F.M.U. “Dardania”, Pejë.
//Ide nga mësimdhënësja Merita Kelmendi Dervishaj

SHËNIM: Ka pasur shumë ide të mira, mirëpo kemi qenë të detyruar të konsiderojmë vetëm ato të cilat janë të realizueshme nga vullnetarët dhe janë brenda buxhetit. Poashtu, përparësi në përzgjedhje kanë pasur idetë të cilat kanë qenë të përshkruara qartësisht dhe shkollat në zonat rurale ku është parë nevoja më e madhe.