KAMPISTËT NDËRTUAN KËND LEXIMI DHE SHUMË PROJEKTE TJERA!

Gjatë kampit “Rajonal” kampistët ndërtuan dollape nga druri dhe ulëse të recikluara nga shportat e pijeve duke krijuar një kënd leximi për nxënësit e shkollës “Nëna Terezë” në fshatin Teneshdoll të Komunës së Prishtinës.

Idea për kënd leximi ishte e mësimdhënëses Ariana Baxhaku, ndërsa u realizua nga 40 kampistët e TOKAs nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Greqia gjatë sesioneve të vullnetarizmit edukativ në kamp.

Kampistët përveç argëtimit dhe socializimit, ata zhvilluan shkathtësitë e punës me dru, ngjyrosjes, planifikimit dhe bashkëpunimit, krejt kjo duke kontribuar për shoqëri.

Ky kënd leximi ishte projekti i parë i kampistëve si pjesë e kampanjës së TOKAs "Të përmirësojmë Shkollat Publike". Gjatë këtij viti kampistët kanë punuar dhe shumë projekte tjera duke përmirësuar hapësirat e shtatë shkollave publike në Kosovë.

Më poshtë janë të listuara emrat e shkollave si dhe linqet me fotografi të projekteve të realizuara.

1. Ndërtimi i këndit të leximit // Shkolla fillore "Nëna Terezë" në fshatin Teneshdoll në Prishtinë // Idea e arsimtares Ariana Baxhaku // Fotot këtu.

2. Ndërtimi i dollapëve të drurit // Shkolla fillore "Liria" në fshatin Stroc, Vushtrri // Idea e mësueses Donika Selaci // Fotot këtu.

3. Ndërtimi i dollapëve, varëseve dhe ngjyrosja e klasës // Shkolla fillore "Sezai Surroi" në fshatin Bellobrad, Dragash // Idea e arsimtarit Ensar Misini // Fotot këtu.

4. Ndërtimi i ulëseve në oborr dhe vizatimi i vizakut // Shkolla fillore "Dardania" në Pejë// Idea e arsimtares Merita Kelmendi Dervishaj // Fotot këtu.

5. Ndërtimi i dollapëve të drurit dhe shportave // Shkolla fillore “Idriz Seferi” dhe shkolla e mesme “Feriz Guri & Vëllezërit Çaka” në Kaçanik // Idetë e kampistëve // Fotot këtu.

6. Ndërtimi i këndit të leximit, pikturimi i muraleve, vendosja e thënieve motivuese në shkallë dhe vendosja e shportave për riciklim // Idetë e kampistëve // Shkolla e mesme “Dardania” në Han të Elezit // Fotot këtu.

//Kampi "Rajonal" u financua nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Kampi poashtu u përkrah nga organizata botërore për natyrë WWF Adria dhe Komuna e Prishtinës.