PËRFUNDOI ME SUKSES KAMPI ‘MBIJETESA NË NATYRË’!

Kampistët e rinjë eksploruan natyrën, mësuan si të ndezin zjarrë me gurë, si të ndërtojnë tenda si dhe praktikuan hudhjen me shigjetë. Ata gjithashtu eksploruan kreativitetin e tyre duke krijuar dekorime artistike me materiale të reciklueshme nga pylli.

Ishte një javë përplot argëtim në natyrë, mësim dhe zhvillim shkathtësishë!

//Ky kamp financohet nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Kampi poashtu përkrahet nga organizata botërore për natyrë WWF Adria dhe Komuna e Prishtinës.