PËRFUNDOI KAMPI "RAJONAL" ME SUKSES!

Kampistët nga Kosova, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia eksploruan natyrën, krijuan shoqëri të reja të kulturave të ndryshme, provuan ushqime tradiconale shqiptare dhe mësuan si të luajnë daullet.

Ata poashtu eksploruan kreativitetin e tyre duke krijuar dekorime artistike me materiale të riciklueshme nga pylli dhe e sfiduan veten duke u ngjitur në murin Alpin.

Kampi kulmoi me projektin e vullnetarizmit edukativ, përmes së cilit ata e ndërtuan një kënd leximi për shkollën fillore “Nëna Terezë” të fshatit Teneshdoll të Prishtinës.

Ishte një javë përplot argëtim në natyrë, mësim, krijim dhe zhvillim shkathtësishë!

//Ky kamp financohet nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Kampi poashtu përkrahet nga organizata botërore për natyrë WWF Adria dhe Komuna e Prishtinës.