40 SUPER-ARSIMTARË DHE SUPER-MENTORË PËRFUNDUAN TRAJNIMIN ME SUKSES!

Ka përfunduar trajnimi i Super-Mentorëve dhe Super-Arsimtarëve me sukses!

Në bashkëpunim me organizatën tonë partnere nga Rumania “New Horizon Foundation” kemi mbajtur trajnim një javor gjatë së cilit arsimtarë të shkollave publike të Kosovës, si dhe të rinjë të interesuar për të mentoruar vullnetarë janë çertifikuar në aplikimin e metodologjisë pedagogjike “IMPACT” për nisjen dhe udhëheqjen e projekteve të Vullnetarizmit Edukativ me Super-Vullnetarë të rinjë.

Pra, thënë shkurt, pas këtij trajnimi janë krijuar rreth 40 Super-Arsimtarë dhe Super-Mentorë të cilët do të fillojnë klubet e Super-Vullnetarëve nëpër Kosovë dhe përmes tyre do të punojnë me të rinjë në zhvillimin dhe implementimin e projekteve vullnetare për përmirësimin e shkollave dhe lagjeve ku ata jetojnë.

//Falemnderit Fundatia Noi Orizonturi për përkrahjen dhe bashkëpunimin e mirë!