DEPUTETI BRITANEZ VIZITOI PUNËTORITË E DEMOKRACISË SË TOKAS!

Kishim një mysafir të veçantë në Punëtoritë e Demokracisë "Demos-Ti"!

Deputeti Britanez Jeremy Lefroy vizitoi punëtoritë e demokracisë së TOKAs, ku bisedoi për tema të ndryshme me nxënësit pjesëmarrës nga shkolla fillore “Dëshmorët e Qyqavicës” të fshatit Çirez në Skënderaj.

Ndër tema tjera, ata biseduan se sa po i përgatit sistemi i edukimit në Kosovë këta të rinjë për punët e së ardhmes, marrë parasysh se besohet që shumë punë që janë sot nuk do të ekzistojnë pas 20 viteve.

Deri tani në Punëtoritë e Demokracisë kemi pasur më shumë se 9,000 të rinjë pjesëmarrës dhe më shumë se 400 mësimdhënës nga 15 komuna të ndryshme të Kosovës të cilët janë angazhuar në një proces reflektimi dhe mësimi për vlerat thelbësore të Demokracisë. 

'Demos-Ti' është një projekt ndërkombëtar i cili realizohet në bashkëpunim me Kuvendin e Kosovës dhe mbështetet nga fondacioni austriak ERSTE.

Qëllimi i projektit është stimulimi i interesit politik dhe demokratik te të rinjtë, me fokusim në zhvillimin e kompetencës së medias dhe dëshirës për të shprehur mendimin.

Ky qëllim arrihet me pjesëmarrjen e të rinjëve në punëtori gjysmë-ditore në të cilat një klasë nxënësish merr pjesë në krijim të përmbajtjes interaktive, viziton Kuvend si dhe prodhon një reviste apo video ku përmblidhet eksperienca mësimore e të rinjëve.