2000 TË RINJË PËRFUNDUAN ME SUKSES PROJEKTIN "DEBATO PËR KULTURË"!

A e dini se projekti “Debato për Kulturë” ka pasur mbi 2000 nxënës pjesëmarrës nga anembanë Kosova?

Këta nxënës kanë zhvilluar shkathtësitë e debatit dhe bashkëpunimit, kanë zgjëruar diapazonin e tyre kulturor si dhe janë fuqizuar që të rrisin vetëbesimin.

Qëllimi kryesor i projektit "Debato për Kulturë” ishte zhvillimi i shkathtësive dhe njohurive kulturore tek nxënësit e shkollave të mesme në Kosovë për t'u bërë qytetarë që mund të kontribuojnë pozitivisht në shoqërinë kosovare.

Për më shumë rreth eksperiencave të nxënësve dhe arsimtarëve, shikoni videon e shkurtë më poshtë.

//Projekti 'Debato për Kulturë' u implementua në bashkëpunim me Qendrën Multimedia dhe Debate Center, ndërsa u mundësua nga Zyra Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Kosovë (Swiss Development Cooperation Office in Kosovo).