NJË MYSAFIR I VEÇANTË VIZITOI KAMPIN E "SUPER-VULLNETARËVE"!

Në kampin e "Super-Vullnetarëve" patëm një mysafir të veçantë!

Fatos Mustafa, Zëvendës Sekretar i Përgjithshëm i organizatës ndërkombëtare dhe ndërqeveritare për bashkëpunim me të rinjë, e njohur si RYCO, ishte folësi mysafir në kampin e "Super-Vullnetarëve" fundjavën e kaluar.

Ai i ndau me kampistët sfidat dhe sukseset gjatë jetës së tij, si dhe bisedoi me të rinjtë se si puna vullnetare, bashkëpunimi dhe miqësimi janë shumë të rëndësishme për ndërtimin e një shoqërie të shëndoshë.

//Faleminderit Fatos për ndarjen e këshillave dhe përvojës tënde jetësore me kampistët!