DY TË SAPOMARTUAR DHURUAN TOKAS DHURATAT E TYRE TË MARTESËS!

Marigona nga Kosova dhe Yves nga Kanada u takuan në vitin 2012 në Paris, në Francë. 

Gjatë viteve të fundit këta dy të rinjë kanë jetuar dhe punuar në kënde të ndryshme të botës – Kosovë, Singapor, Mbretërinë e Bashkuar, Gjermani, Francë dhe Irlandë.

U martuan në vitin 2016 në Prishtinë në një ceremoni të vogël komunale të kryer nga kryetari i komunës së Prishtinës. Mirëpo në verën e vitit 2018 vendosën të festojnë martesën e tyre duke organizuar një darsëm të vogël.

Në vend se të pranojnë dhurata për martesë, ata i’u kërkuan mysafirëve që të mbështesin dy organizata bamirëse që ishin shumë të rëndësishme për ta. Njëra ishte një strehimore e grave autoktone në Kanada, ndërsa tjetra ishte organizata TOKA në Kosovë.

Falë bujarisë së Marigonës dhe Yves, të gjithë të rinjtë në vijim patën mundësi të merrnin pjesë në një nga kampet verore të TOKAs: Ardiana nga Kamenica, Aurora dhe Erlisi nga Skenderaji, Driloni nga Lipjani, Erza nga Podujeva, Rudina dhe Lumi nga Prishtina, Altini nga Drenasi, Gonxhja nga Gjilan dhe Valmiri nga Fushë Kosova.

Këto ishin fjalët që tha Drilon Gashi (17 vjeç) nga Lipjani për ndikimin që pjesëmarrja në kamp të TOKAs pati në të:

"Kampi i TOKAs na ka dhënë shumë dashuri. Ata na pranonin si do që ishim. Diskriminimi dhe nënvlerësimi nuk kishin vend në Parkun e Gërmisë përdersia ishim pjesë e kampeve së TOKAs. Mendimi jonë ishte diçka me vlerë. Ka qenë mundësi e mrekullueshme të jem pjesëmarrës i kampit të “Super-Vullnetarëve” dhe në ato gjashtë ditë në kamp kemi mësuar më shumë se në gjashtë vitet e fundit të jetës sime, aty kam zhvilluar shkathtësi që do të na duhen tërë jetën".

Marigona dhe Yves – ju falënderojmë përzemërsisht që mbështetët organizatën TOKA, duke ndryshuar jetën e të rinjve në Kosovë!