DREJTORESHA JONË JEHONA ISHTE PJESË E EMISIONIT “JETA NË KOSOVË”!

Drejtoresha jonë Jehona ishte pjesë e emisionit “Jeta në Kosovë” ku u diskutua rreth arsimit në Kosovë. Pjesë e këtij emisioni ishin edhe Ministri i Arsimit, Rektori dhe një profesoreshë e Universitetit të Prishtinës, si dhe një përfaqësues i Komisionit Evropian.

Ndër tjera, Jehona sugjeroi se prindët duhet të kalojnë më shumë kohë me fëmijët e tyre, të iu blejnë libra dhe të lexojnë me ta sepse kjo ndikon në rritjen e vetbesimit dhe në zhvilllimin e shkathtësive të komunikimit, mendimit kritik dhe bashkëpunimit tek të rinjtë. Teknologjia informative mund të shndërrohet në problem nëse përdoret si zëvendësim i vëmendjes dhe kujdesit prindëror.

Ndiqni videon më poshtë për të parë emisionin e plotë!