KANË PËRFUNDUAR KAMPET E TOKAS ME SUKSES!

Jemi shumë të lumtur që në kampet tona këtë verë pritëm më shumë se 200 pjesëmarrës nga e gjithë Kosova, si dhe Shqipëria, Maqedonia, Greqia, Franca, Izraeli, Palestina, dhe Amerika.

Të rinjtë pjesëmarrës gjatë kampeve të TOKAs përjetuan momente të paharrueshme duke eksploruar natyrën, krijuar shoqëri te reja, si dhe duke zhvilluar shumë shkathtësi si ato të komunikimit, bashkëpunimit, prezentimit, punës me dru, ngjyrosjes dhe planifikimit të projekteve.

Ata po ashtu përmes aktiviteteve të ndryshme argëtuese dhe edukative mësuan më shumë për veten e tyre dhe e gjithë kjo ndodhi gjatë punës së tyre vullnetare ku përmirësuan hapësirat dhe klasat e gjashtë shkollave publike në Kosovë.

Gjatë këtyre kampeve kampistët u treguan qytetarë aktiv duke kontribuar për vendin e tyre.

//Këtë verë kampet u financuan nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Kampet gjithashtu u përkrahën nga organizata botërore për natyrë WWF Adria, Komuna e Prishtinës dhe kompania KIVO Kosova.